Hamza: LV-ja po bllokon punën e Kuvendit, s’po përkrahen iniciativat e PDK-së
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e punës së Kuvendit.
“Këta që kanë ardhur në qeveri e janë shkarkuar e prapë dëshirojnë të vijnë në qeveri po e bllokojnë punën e Kuvendit”, ka thënë Hamza, raporton “EO”.
Më tutje, Hamza ka theksuar se PDK-ja ka iniciuar nisma ligjore për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetarët, por sipas tij ato nuk janë duke u mbështetur nga partitë e tjera.
Hamza ka thënë se pa pasur një bazë ligjore nuk mund të implementohet masat ekonomike. “Ka dy muaj në përputhje me Kushtetutën e vendit i kemi bërë disa nisma për përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve në përgjithësi”.
“Pa pasur një bazë ligjore legale nuk ka mundësi që masat ekonomike të implementohen”.
“Nuk ka vullnet të partive, çdo ditë që vonohemi efekti k me qenë më i madh dhe parat që jepen nuk kanë me pasur efektin e njëjtë”, është shprehur Hamza.