Hamza: Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan

29 tetor 2024 | 10:47

“Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan”, ka shkruar në Facebook kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë.

“Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se ka ndërruar…