Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
25 nëntor 2024
| 19:36
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një video nga një tubim që e pati në fundjavë në Hannover të Gjermanisë.
Hamza iu tha mërgimtarëve se “përtej kontributit financiar” që e japin ata, “do të krijojmë kushte që ju të vini e të investoni në Kosovë”.
Në kuadër të turneut të nëntorit në diasporë, Hamza u prit të shtunën dhe të dielën edhe në Hannover e Köln, ku i falënderoi bashkatdhetarët për pritjen dhe mbështetjen që tha se e mori për vizionin e tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Hamza i ftoi mërgimtarët që të regjistrohen deri më 26 dhjetor, në mënyrë që të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Hamza pritet të zhvillojë tubime të tjera në diasporë.