Hamza: Mitrovica do të ketë transport publik dhe trafik funksional

22 shtator 2021 | 15:56

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot pronarët e kompanive të autobusëve në Mitrovicë, me të cilët ka biseduar për problemet e tyre.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se Mitrovica do të ketë transport publik dhe trafik funksional.

“Sot bisedova me pronarët e kompanive të autobusëve në Mitrovicë për problemet e tyre dhe për përmirësimin e shërbimeve për udhëtarë. Ne do u krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve dhe do t’i eliminojmë të gjitha pengesat nga vendet e pritjes nëpër qytet. Rrjeti i transportit publik do të modernizohet dhe do të ketë linja të rregullta që ua lehtësojnë qarkullimin qytetarëve të Mitrovicës. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe te kompanitë e autobusëve. Mitrovica do të ketë transport publik dhe trafik funksional!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë shqyrtimit të…