Hamza: Mitrovica kurrë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë e Drenicë, këto janë përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë

03 shtator 2021 | 16:00

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga PDK-ja, Bedri Hamza ka thënë se Mitrovica asnjëherë nuk ishte e ndarë në Bajgorë, Drenicë e rrafsh i Kosovës.

Hamza ka theksuar se Mitrovica ishte qyteti që bashkoi të gjithë Kosovën pa dallime mes zonave të ndryshme, dhe se tendencat për ta ndarë qytetin në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët.

Hamza në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Mitrovica çdo herë ka qenë qytet i zhvillimit ekonomik, si dhe epiqendër e zhvillimit kulturor dhe emancipimit.

Postimi i plotë i Hamzës:

Mitrovica për një kohë të gjatë ishte epiqendër e zhvillimit ekonomik, qendër e kulturës dhe emancipimit.

Mitrovica është qyteti i parë në Kosovë që kishte mbledhur familje nga gjithë Kosova, nga Gjakova, Peja, Prizreni, Podujeva, Vushtrria, Gjilani, Skenderaj dhe Kaçaniku.

Mitrovica asnjëherë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë, Drenicë dhe rrafsh i Kosovës. Ishte gjithmonë qytet që bashkoi Kosovën. Vetëm Serbia gjatë viteve të komunizmit kishte krijuar sloganin ndarës “Veri është Kralevë, jugu është Drenicë”.

Tendencat për ta ndarë Mitrovicën në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët!

Mitrovica nuk i duron ndarjet. Prandaj #meBedriHamzën i ribashkojmë forcat për t’ia rikthyer Mitrovicës shkëlqimin dhe dinjitetin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar të premten e 3 shtatorit pesë episodet e…