Hamza ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga asamblisti i KK-së Xhafer Preteni, kanë ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për kontributin e tyre të dhënë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.
Kryetari Hamza i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje, teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë.
Pjesëtarët e FSK-së që u dekoruan me mirënjohje ishin; kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli, tetar Egzon Murati.
Ndërsa, në emër të FSK-së, kapiteni Krenar Voca ka falënderuar kryetarin Hamza duke shtuar se FSK-ja është e gatshme të kontribuoj në çdo fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.