Hamza nderon të rënët në masakrën e Abrisë: Sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për zhvillimin e Kosovës

26 shtator 2024 | 15:09

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Deliu në Abri të Epërme të Drenasit, ku 26-vjet më parë ishin masakruar mizorisht 23 anëtarë të kësaj familje.

Ai ka thënë se plagët e luftës janë ende të hapura. Në këtë kontekst, Hamza ka thënë se “sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjeneratat e reja të mund të jetojnë më mirë, me dinjitet dhe në paqe”.

“Sot i kujtuam dhe nderuam 23 martirët e familjes Deliu në Abri të Epërme. Fëmijë, gra e të moshuar u masakruan mizorisht në shtatorin e vitit 1998 nga forcat serbe në këtë fshat të Drenicës. Ishin të pafajshëm, por deri më tash askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Plagët e luftës ende janë të hapura dhe dhimbja për më të dashurit tanë vazhdon të jetë e madhe. Themelet e shtetit janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. Sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjeneratat e reja të mund të jetojnë më mirë, me dinjitet dhe në paqe”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka postuar një fotografi me…