Hamza: Në aspektin politik, taksa i solli probleme Kosovës
Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend që lidhen me taksën.
Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se përfshirja e SHBA-së po e ndihmon dialogun ndërsa sa i përket BE-së ai ka shfaqur dyshime ndaj përfaqësuesve të BE-së.
“Dy përfaqësuesit e BE-së e dimë që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën. Edhe zoti Borrell që vjen nga Spanja, edhe Lajçak do të jetë përfaqësues i BE-së por është tregues se vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën…Dëshira është që më mirë do të ishte ndonjë përfaqësues nga Gjermania apo vendet tjera që na kanë njohur”.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së thotë se Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol më aktiv dhe të jenë më ndihmues në dialog.
Hamza ka thënë se në këto momente për PDK-së prioritet i prioriteteve është ruajtja e relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qëndrimi ynë është i ndryshëm nga të gjitha partitë tjera. Ne me shkrim e kemi pasur qëndrimin se taksa duhet të pezullohet për 12 ditë. Qëndrimi ynë është dërguar edhe te partitë tjera në janar të vitit të kaluar”.
I pari i deputetëve të PDK-së thotë se në aspektin politikë taksa i ka sjellë probleme Kosovës.
“Në aspektin ekonomik ndërmarrje të caktuara kanë pasur disa avantazhe, por i dimë efektet edhe në inflacion”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.