Hamza në ‘Bonevet’: Arsimit ia shtojmë vlerën me njohuri në teknologji dhe fusha digjitale, i përkrahim nismat e tilla

30 janar 2025 | 15:36

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar të enjten qendrën “Bonevet” në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë.

“BONEVET është një qendër e shkëlqyeshme e edukimit në Mitrovicë, që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe zhvillojnë aftësitë e tyre. Njëkohësisht me rritjen 50% të pagave për mësuesit dhe arsimtarët, shumë me rëndësi është t’i përkrahim edhe nismat në sektorin privat. Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar…