Hamza në Hajvali: Do t’i rris pensionet 70 % e pagat 50 %
04 shkurt 2025
| 08:15
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook tha se në Hajvali u ka kërkuar qytetarëve që të bëhen siç tha, zëri i tij në ditët e ardhshme.
Hamza tha se do t’i rris pensionet për 70 për qind, pagat për 50 për qind dhe do të japin grante deri në 30 për qind të vlerës së investimit.
“Në Hajvali u kërkova qytetarëve që të bëhen zëri im në ditët e ardhshme. Unë do t’i rris pensionet për 70%, pagat për 50% dhe do të japim grante deri në 30% të vlerës së investimit”.
“Flisni me familjen, me shoqërinë, me kolegët dhe tregoni që unë garantoj për programin tim. Siguroni që gjithmonë e mbaj fjalën”, ka shkruar tutje Hamza.