Hamza në mbledhjen e Kuvendit Komunal, LV-ja pyet se ku është ai

26 nëntor 2024 | 16:30

Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja dhe në prani të kryetarit Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunalë të martën është mbajtur seanca e 36-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht kryesuesja Broja, ka propozuar rendin e ditës për miratim, me ç’rast këshilltarët komunalë e kanë aprovuar rendin e ditës për këtë seancë.

Në vazhdim të kësaj seance janë miratuar këto pika: Procesverbali nga mbledhja e kaluar, draft-statuti i Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, plani i veprimit për persona me aftësi të kufizuara për vitet 2025-2027, si dhe Plani i veprimit për shërbime sociale e familjare.

Ndërsa, pika draft-rregullore për plotësim-ndryshimin e Rregullores Nr. 01/2022 për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e administratës komunale është tërhequr nga rendi i ditës, me ç’rast do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

May be an image of 8 people and textMay be an image of 11 people and text

Gjatë kohës kur po mbahej kjo seancë, para objektit të Komunës së Mitrovicës kanë mbajtur një aksion simbolik duke pyetur se “Ku është Bedri Hamza?”.

Në këtë seancë kanë qenë prezent edhe asamblistët e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit po qarkullon lajmi për largimin e mundshëm…