Hamza në Prizren: Çmimet, pagat dhe siguria sociale, shqetësimet kryesore të qytetarëve
09 tetor 2024
| 20:38
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet e përditshme të tyre.
Hamza deklaron se Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej shqetësimeve të tyre. Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, shkruan Hamza.