Hamza në takim me diplomatët e lartë norvegjez: Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit

13 nëntor 2024 | 16:44

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur të mërkurën në takim dy diplomatë të lartë të Norvegjisë.

Hamza ka treguar se me përfaqësuesit special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, ka biseduar për punën e përbashkët që i presin.

Ai ka treguar se synimi i tij është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Me dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor z. Eirik Nestas Mathisen dhe ambasadorin z. Haakon Blankenborg, sot biseduam për punën e përbashkët që na pret. Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë. Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcelo nuk e ka ndërmend tëndalet duke luajtur futboll, përkundër…