Hamza nënshkruan udhëzimin administrativ për lehtësime doganore dhe tatimore për invalidët e luftës

04 korrik 2019 | 16:17

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka nënshkruar të enjten Udhëzimin Administrativ MF-NR. 003/2019, për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.

“Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës”, thuhet në njoftimin e Ministris së Financave.

Sipas këtij njoftimi, ky udhëzim administrativ hynë në fuqi, 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Ministria e  Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, është thënë tutje në njoftimin e kësaj ministrie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në futsal, Liburni i Gjakovës ka mësuar…