Hamza nga Lipjani: PDK-ja do të shpallet fituese, kjo fitore gëzon Thaçin, Veselin e Krasniqin

02 shkurt 2025 | 18:30

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi elektoral sonte në Lipjan, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese e zgjedhjeve që mbahen pas një jave.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Lipjanit, ai theksoi se fitorja e PDK-së nuk është vetëm një gëzim personal, por edhe një moment i rëndësishëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

“Kjo frymë e fitores është e pandalshme, Partia Demokratike edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë”.

“Për me ndodh kjo, në këtë atmosferë, në këtë tubim kaq madhështor, kaq impozant, me këtë energji, unë jam këtu me mirësjellje t’ua kërkojë votën”

“Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, u shpreh tutje Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selver Xhelili, kandidati i PDK-së për deputet, ka kërkuar mbështetje…