Hamza: Niveli i papunësisë në Kosovë sillet mes 20 e 25 për qind
Në raportin e Bankës Botërore për Kosovën thuhet se shpenzimet e larta publike nuk do të jenë të mjaftueshme për të ulur papunësinë e lartë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar se se niveli i papunësisë sillet mes 20 deri 25 për qind.
“Sado që ka informalitet në fushën e punësimit, meqë nuk mund ta marrësh se janë pa punë vetëm ata që janë të regjistruar në Entin për Punësim sepse ka të tillë te në që nuk shkojnë të regjistrohen kurrë aty mirëpo nëse po themi se ka informalitet në Kosovë atëherë ka edhe te punësimi, prandaj sado që të jetë, numri është i lartë, edhe 20 është i lartë”, ka thënë Hamza në “Rubikon” të “KTV”-së.
“Besoj se është mbi 20 për qind dhe është i lartë, e keqja është që është tek të rinjtë dhe te gjinia femërore”.