
Hamza numëron investimet në arsim në komunën e Mitrovicës (video)
05 shtator 2024
| 14:01
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndryshimet që i ka bërë si kryetar i Komunës së Mitrovicës për katër vite.
Ai është shprehur i lumtur për këto ndryshime.
“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë”.
“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, ka shkruar Hamza në mbishkrimin e videos të publikuar në “Facebook”.