Hamza: Pagat rriten me 4%, skemat sociale 20%
10 janar 2018
| 22:12
Ministri i Financave, Bedri Hamza, bëri me dije se të punësuarit në Kosovë do të marrin pagat me rritje për muajin janar.
“Është rritje e pagave për të gjithë prej 4 %. Ne kemi legjislacionin në fuqi që lidhet me rritjen e pagave. Rritja e pagave shkon me rritjen ekonomike e cila ndërron për çdo vit, pra ajo rritet”, ka thënë Hamza.
Ai vlerësoi se këtë vit do të ketë rritje më të madhe për skemat sociale.
“Familjet në skemat sociale do të marrin 20 % të rritjeve”, ka thënë Hamza në “RTK”.