Hamza: Paralajmërimet për tërheqjen e trupave ameraikane janë serioze

11 mars 2020 | 16:11

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se paralajmërimet për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova janë serioze.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për çështjen që lidhen me raportet Kosovë-SHBA, e cila është thirru nga PDK-ja, Hamza ka thënë se Kosova në fazën përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë më bashkërendim me SHBA-të dhe BE-në. “Grupi Parlamentar i PDK i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën për tërheqjen e trupave amerikane dhe pezullimin e projekteve milionëshe. Konsiderojmë se Kosova në fazën përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë më bashkërendim me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka…