“Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar [në miratimin e buxhetit]”, tha Hamza.
Hamza paralajmëron: Ka rrezik të vonohen pensionet dhe pagat për këtë muaj
09 mars 2020
| 23:16
Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.
Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt.
“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”.
I pari i deputetëve të PDK-së thotë se afati kritik tashmë ka kaluar.