Hamza paralajmëron padi për shpifje ndaj deputetit të LV-së
10 tetor 2024
| 08:54
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka folur rreth një statusi të deputetit të LV-së, Adnan Rrustemi, i cili e akuzoi për takim të fshehtë me Listën Serbe.
Në një deklarim për Mitropol, Hamza ka paralajmëruar padi për shpifje kundër Rrustemit.
“Kurrë hiç nuk i kam taku. Nëse dikush ka një fotografi, e lus ta publikoj. Për këtë shpifje ndaj meje unë me avokatin tim do ta padis deputetin Adnan Rrustemi”, ka deklaruar Hamza.