![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hamza-2.jpg)
Hamza: PDK-ja do të punojë për një qeveri për të cilën ka votuar shumica shqiptare
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se shumica shqiptare ia ka thyer shpinën Vetëvendosjes.
Në një konferencë për medie, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Hamza ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë nga opozita.
Në këtë kontekst, Hamza ka thënë se PDK-ja do të punojë për një qeveri për të cilën ka votuar shumica shqiptare
“Prandaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare”.
“Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim”.
“Ne do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica. Më e rëndësishmja, ne do të bashkojmë qytetarët dhe do të punojmë fort për të mbajtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën ma t’mirë! Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëve shqiptarë duan qeveri të re”, ka thënë Hamza, duke thënë se i takon partisë së parë t’i formojë institucionet.
“Procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë t’i krijojë institucionet. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve, mund ta bëj qeverinë e re”, ka thënë Hamza.