Hamza: Për taksën të jemi në koordinim me ShBA-në
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që në raport me taksën ndaj mallrave serbe të jenë në koordinim të plotë me ShBA-nw.
Në seancën e sotme parlamentare për çështjen e taksës, ai ka thënë se PDK-ja është konsistente në raport me çështjen e taksws, duke shtuar se më herët kjo parti kishte propozuar një dokument për heqjen e përkohshme të kësaj takse.
Ai ka deklaruar se të gjitha qëllimet që janë synuar të arrihet me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, ato mund të arrihen në koordinim me ShBA-në dhe BE-në. “Ne duhet të jemi në koordinim të plotë me ShBA-të. Atë që donim të arrinim si shtet me vendosjen e taksës, atë sot mund të bëjmë në mënyrë me efikase me partnerët tonë strategjik SHBA”, ka thënë Hamza.
Ai ka deklaruar se shqetësuese për PDK-në është mos pajtimi i partnerëve të koalicionit qeverisës për këtë çështje.