Hamza për tubimin e LV-së: Qysh nuk rritet numri i rasteve me Covid-19
23 qershor 2020
| 11:40
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi nënkryetarja e Kuvendit nga kjo lëvizje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës së pandemisë.
Hamza është shprehur se rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemie.
“Është rritur numri i rasteve. Në pandemi me mbajt tubime, qysh s’rritet more. Rritet, rritet edhe shumë bile”, ka thënë Hamza, duke iu referuar rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Më tutje, Hamza ka kritikuar qeverinë e kaluar edhe të tanishëm në lidhje me pakon ekonomike, për çka ka thënë se nuk ka bazë ligjore.