Hamza përkujton heroin Bunjaku: Ishte polic i përgjegjshëm dhe njëri shumë fisnik

24 shtator 2024 | 11:33

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij në veri të vendit.

Hamza ka thënë se Bunjaku ka qenë polic  i përgjegjshëm dhe njëri shumë fisnik.

“Heronjtë janë gjithnjë të veçantë dhe i tillë është edhe Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë agresionit në Banjskë, më 24 shtator 2023. Polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik. Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës”.

“Sot, një vjet më pas, vlerësojmë lart punën e institucioneve të drejtësisë, punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka arritur të grumbullojë mjaftueshëm fakte dhe ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë. Agresioni në Banjskë ishte prej sulmeve më të mëdha të pasluftës mbi Republikën e Kosovës dhe shprehim mirënjohje edhe për pjesëtarët e KFOR-it dhe të gjitha shtetet partnere, që në forma të ndryshme ndihmuan atë ditë dhe po kontribuojnë vazhdimisht për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut sesa duke iu shërbyer qytetarëve pa dallime, duke e ruajtur rendin publik dhe mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës, si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin e Kosovës,…