Hamza: Përparësia ime si kryeministër është se unë nuk shkoj aty për të mësuar

12 dhjetor 2024 | 18:37

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “DPT te Fidani,” theksoi se përparësia e tij në krahasim me kundërshtarët është përvoja e tij dhe ekipi që ka ndërtuar.

Sipas Hamzës, qeveria aktuale është një qeveri me rezultate të munguara, pavarësisht se ka pasur një mandat të plotë katërvjeçar.

Duke folur për prioritetet e tij, Hamza u fokusua te zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arsimi, infrastruktura dhe shëndetësia.

Ai vuri theksin te fakti që PDK jo vetëm që ka një planprogram të qartë dhe të mirëstrukturuar, por gjithashtu ka arritur të bashkojë një ekip me përvojë institucionale dhe profesionale, i cili do të mundësojë realizimin e këtij programi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat RENEA zhvilluan një aksion në qytetin e Shkodrës, ku…