Hamza: Personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje

02 shkurt 2025 | 14:11

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar të dielën përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindër, familjarë dhe aktivistë të kësaj çështjeje.

Hamza ka thënë se zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë e tij.

Ai ka thënë se ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje.

“Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë. Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time. Ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje! Dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë në…