Hamza: Po dëgjohen sirenat, u kërkoj qytetarëve të ruajnë qetësinë

31 korrik 2022 | 18:57

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga veriu i vendit po dëgjohen sirenat të cilat njihen si “usbuna” e që shërbejnë për grumbullimin e serbëve.

Hamza në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, të cilëve u ka kërkuar që ta ruajnë qetësinë.

“Unë jam në komunikim me organet përgjegjëse që janë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe zbatimin e ligjit. Ato janë duke e kryer punën e vet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çka mundem me thënë është që po dëgjohen sirena në pjesën veriore dhe ka disa organizime në ate pjesë”, deklaroi ai për Nacionale.

Ai mes tjerash ka konfirmuar se në pjesën e jugut, situata është e qetë.

“Shqiptarët për momentin janë të qetë, janë në shtëpi të veta. Dhe unë sigurisht i lutem të ruajnë qetësinë dhe të sillën në përputhje me përgjegjësinë e qytetarit”, theksoi Hamza për Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë…