Hamza: Po nisim një kapitull të ri për Mitrovicën
12 tetor 2021
| 13:48
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se banorët e lagjes “Tuneli i Parë”, ata të Qendrës, Vaganicës dhe gjithë Mitrovicës tashmë kanë vendosur për ndryshimin.
“Moti nuk i kam parë mitrovicasit më të bashkuar dhe më të vendosur. Ne, të gjithë së bashku, me shpresë, vendosmëri dhe besim te Zoti, po e nisim një kapitull të ri për Mitrovicën. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.