Hamza: Premtimet e Kurtit për buxhetin 3 miliardësh janë të pamundura

03 shkurt 2020 | 12:38

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që si deputetë nuk i dinë emrat e kabinetit qeveritar.

“Si deputetë nuk kemi program dhe pa program nuk mund të diskutojmë detajshëm pasi nuk e pamë as përbërjen e kabinetit të mandatarit të Kosovës. Grupi parlamentar janë të përgatitur dhe PDK e ka qëndrimin e vet në raport se si do të votojë”, është shprehur Hamza.

Hamza ka theksuar se premtimi që është dhënë nga kandidati për kryeministër , Albin Kurti për arritjen e buxhetit deri në 3 miliardë nuk do të jetë i mundur.

“Sa i përket premtimeve që u dhanë për buxhetin,nuk ka ekonomist në këtë sallë që mund t’i akomodojë brenda buxhetit 3 miliardë. Le të del një ekonomist edhe brenda LDK ose LV dhe që mund të argumentojë këtë”, është shprehur Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka nxjerr një rezolutë për mbushësit e telefonave.…