Hamza premton: Pensionet e moshës rriten për 70 për qind

17 dhjetor 2024 | 16:13

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar të martën pensionistët e Kosovës.

Ai ka premtuar se pensionet e moshës rriten për 70 për qind, ndërkohë pensionet kontributdhënëse do të rriten në mënyrë të përshkallëzuar, sipas viteve të punës.

“Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë. Pensionet e moshës rriten për 70%. Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Më tutje, ai thotë se qendrat për kujdesin e të moshuarve do të ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.

“Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës. Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit. Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB morën pjesë në…