Hamza premton rritje 50% për pensionet e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, u lejohet edhe të punojnë në sektorin privat

18 dhjetor 2024 | 22:41

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që veteranëve të luftës t’iu mohohet e drejta për të punuar në sektorin privat.

“Pse të mos punojnë ata? Të rrisin të ardhurat e veta, të përmirësojnë mirëqenien e familjes së tyre dhe njëkohësisht të kontribuojnë në buxhetin e shtetit përmes pagimit të tatimeve”, u shpreh Hamza në Click të RTV21.

Hamza premtoi rritje prej 50% për pensionet e veteranëve, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, duke theksuar se kjo do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.

Ai theksoi se familjet e dëshmorëve aktualisht duhet të zgjedhin midis pensionit të moshës dhe atij të dëshmorit, porse kjo praktikë do të ndryshohet në qeverinë e tij.

“Pensionin e moshës duhet ta marrin, sepse e garanton ligji. Ndërsa, atë të dëshmorit e marrin, sepse familja ka dhënë gjënë më të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha Hamza.

Ai shtoi se kjo qasje është vetëm një shenjë respekti nga shteti për kategoritë që kanë dhënë kontributin më të lartë për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar me emrin Shpejtim Sokol, i njohur si Shpati…