Hamza: Presim pjesëmarrje masive në ‘Marshin për drejtësi’
Kryetari i Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pret një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Mitrovicës në marshin e organizuar sot në mbrojtje të krerëve të UÇK-së.
“Sigurisht që pjesëmarrja do të jetë masive. Po flasim për një çështje që i tejkalon përmasat e Kosovës, është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për një projekt që ka qenë projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Po flasim e po lypim drejtësi, sepse kemi të bëjmë me projektin UÇK dhe jo me individ. Pra pjesëmarrja nga Mitrovica është masive dhe presim që nga Mitrovica në Prishtinë të jenë minimumi 2 mijë veta”, ka thënë Hamza për “Kanal10”.
Më tutje, Hamza ka thënë se në këtë marsh do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Mitrovicës të interesuar, pa dallime politike.