Hamza pret në takim ambasadorin e Japonisë
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilin është biseduar për projektet e realizuara dhe projektet të cilat pritet të realizohen nga bashkëpunimi i komunës më Ambasadën e Japonisë.
Hamza pasi i ka uruar mirëseardhje Ogasawaras, e falënderoi atë për ndihmën e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shtetin e Kosovës, në sektorin e shëndetësisë dhe të zhvillimit ekonomik duke ofruar bashkëpunimin e tij të plotë që Mitrovica të jetë përfituese i grandeve dhe subvencioneve që ofrohen nga Qeveria Japoneze.
Ndërkaq i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Ogosawara e ka uruar kryetarin Hamza për marrjen e detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se është i lumtur që po e realizon këtë vizitë në Mitrovicë, ku nga serioziteti dhe bashkëpunimit profesional pret që të realizohen projekte konkrete në Mitrovicë.
Gjithashtu ai i tha kryetarit Hamza se Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në zhvillimin ekonomik, si dhe do të angazhohet në të ardhmen që të forcojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të ndryshme për qytetin e Mitrovicës.