Hamza pret në takim ambasadorin e ri të Finlandës, diskutojnë për lidhjet ekonomike
06 tetor 2022
| 11:44
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilin e uroi për marrjen e detyrës.
Në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme, konkretisht për fushën e arsimit, kulturës, si dhe për mundësitë e nxitjes së zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Hamza i shprehi mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Finlandës ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa ambasadori Nissinen e falënderoi për mikpritjen që i është bërë gjatë vizitës së tij në Mitrovicë.
Në fund të dy palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.