Hamza pret në takim ambasadorin e Tajvanit, Shih- Chung Liu

29 nëntor 2022 | 15:17

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesin e Tajvanit në Hungari, ambasadorin Shih-Chung Liu.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe qyteteve të Tajvanit, si dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet qyteteve, sidomos në fushën e “Smart city”.

Ata kanë diskutuar edhe për krijimin e një platforme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të komunës përmes trajnimeve nga ekspertë të Tajvanit.

Po ashtu gjatë takimit është bërë e ditur se studentët e Mitrovicës nga viti i ardhshëm do të ketë mundësi që të jenë pjesë e një platforme të bursave për të studiuar në Tajvan.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar ambasadorin Liu-n për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se Tajvani është lider botëror në industrinë e IT-së dhe njëra ndër fuqitë më të mëdha të ekonomisë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se…