Hamza pret në takim përfaqësuesen greke, flasin për bashkëpunimin në fushën e financave
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Greqisë në Prishtinë, Chryssoula Aliferi, me të cilen ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, sidomos në fushën e financave.
Me këtë rast, ministri Hamza ka shprehur gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë takim, ministri Hamza e ka njoftuar përfaqësuesen Chryssoula Aliferi për zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, me theks të veçantë për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe takimet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ai gjithashtu e ka njoftuar përfaqësuesen Aliferi për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.
Ndërsa përfaqësuesja greke, Chryssoula Aliferi, e ka falënderuar ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe financiar.
/Epoka e re/