Hamza pret në takim ministrin e Kulturës, flasin për projektet në komunën e Mitrovicës

21 shtator 2022 | 12:48

Në serinë e vizitave nëpër komuna, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

Çeku dhe Hamza diskutuan për projektet infrastrukturore që kanë mbetur të zvarritura ndër vite dhe ato të reja që sportistët, artistët, të rinjtë e qytetarët e kësaj zone të kenë hapësira të dinjitetshme për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

U theksua se ndër projektet që përbën prioritet për MKRS-në është stadiumi “Adem Jashari”.

Ministri Çeku ka njoftuar që po punohet me intensitet të shtuar që të zgjidhen problemet e kamotshme në këtë projekt në mënyrë që të vazhdohet me punime sa më parë.

Në këtë takim është folur gjithashtu për mundësinë e investimeve në qendrën sportive “Fatime Xhaka”. Të dy u pajtuan që të kenë koordinim të mirëfilltë ndërinstitucional për hapat e radhës.

Si projekte potenciale, ministri Çeku ka përmendur shtëpinë e shahut, ndërtimin e sallës së xhudos dhe disa projekte të tjera për të cilat do të ketë koordinim me të gjitha palët në vitet në vazhdim.

Ministri Çeku edhe në këtë takim e vuri në theks rëndësinë që projektet të jenë sa më cilësore dhe t’i plotësojnë të gjitha kriteret në mënyrë që gjatë implementimit të projekteve të mos shfaqen probleme, siç ka ndodhur në shumicën prej tyre deri tani.

Në fund u diskutua për programet shtetërore, art në shkolla dhe sport në shkolla që pritet të zhvillohen nga viti i ardhshëm në gjithë vendin, ndërsa ministri Çeku mori gatishmëri për mbështetje nga Komuna e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…