Hamza pret në takim myftiun Naim Tërnava

23 shkurt 2022 | 16:08

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Mitrovicë, Enis Rama, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare.

Me këtë rast, kryetari Hamza, ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Mitrovicë do të jetë në nivelin më të lartë.

“Qeverisja lokale do të ofrojë bashkëpunim të afërt për BI-në, imamët por edhe me xhematin që së bashku të kontribuojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim, në kultivimin e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë”, ka thënë Hamza.

Kurse myftiu, Naim Tërrnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve duke e vlerësuar edhe vullnetin e Komunës për një bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…