Hamza pret në takim zëvendëspresidenten e MCC-së, Karen Sessions
Ministri i Financave, Bedri Hamza, të mërkurën priti në takim delegacionin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Karen Sessions, ku diskutuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe MCC-së.
Me këtë rast Hamza e njoftoi zëvendëspresidenten Sessions, për të arriturat e Kosovës ndër vite, me zhvillimet makro-fiskale, si dhe me planet zhvillimore për të ardhmen.
“Po ashtu, Hamza theksoi se Ministria e Financave përkrah gjithmonë marrëveshjet me MCC-në si dhe ka ndihmuar në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ndërsa, zëvendëspresidentja e MCC-së, Karen Sessions në emër të delegacionit falënderoi mbështetjen e ofruar nga ana e Ministrisë së Financave. Ajo gjithashtu theksoi se falë përmbushjes së kushteve të parapara nga MCC-ja për Kosovën, vendi është kualifikuar për ndihma më madhore nga MCC-ja.