Hamza pritet në takim në Thesarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve

12 prill 2019 | 14:10

 

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij Institucioni “Larry McDonald”, ku diskutuan për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

“Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoi z. McDonald, për progresin që e ka bërë Kosova në rrugën e vetë të zhvillimit, për stabilitetin makro fiskal, për detyrat të cilat i kemi para nesh për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë.

Ai gjithashtu e njoftoj z. McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i kemi përpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për ti adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ruajtjen e stabiletit makro fiskal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Hamza gjatë takimit falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh i lumtur që Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës.

“Z. McDonald nga ana e tij u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza që po e zhvillon në Ëashington, e përgëzoj Ministrin Hamza për arritjet e tij duke filluar nga rritja më e madhe ekonomike në rajon që udhëheq Kosova, stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik. Po ashtu z. McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, si dhe premtoj se Thesari Amerikan do të vazhdojë me mbështetje edhe në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e MF-së.

Sipas këtij njoftimi, Hamza gjatë qëndrimit në Washington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore z.Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së z. Toa Zhang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkurrenca mes bankave në Kosovë pritet të rritet edhe më…