Hamza priti në takim përfaqësuesin e Fondit Saudit Abdullah Al-Shoaibi
Ministri i Financave Bedri Hamza priti të martën në takim përfaqësuesin e Fondit Saudit Abdullah Al-Shoaibi, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve e në veçanti në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore, në realizimin segmentit rrugorë M2 të drejtim të Mitrovicës e financuar nga Fondi Saudit.
“Gjatë takimit u theksua se segmenti rrugor M2 të drejtim të Mitrovicës, ka një rëndësi të veçantë për qytetarë e këtyre komunave si dhe ndikon në zhvillim ekonomik dhe në të ardhmen politike të Republikës së Kosovës. Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë, për furnizimin e QKUK-së me paisje mjekësore dhe shtretër. Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe Fondit Saudite sidomos ne investimet të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në jetën e qytetarëve të Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Finanvace.