Hamza: Procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve është tejzgjatur

28 mars 2025 | 11:56

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka thënë se procesi i certifikimit të rezultateve ka qenë i tejzgjatur për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për medie, ai ka theksuar se kjo gjë më nuk duhet të përsëritet.

“Pas një procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve shumë të suksesshëm që dëshiroj t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për një votim të dinjitetshëm, pa probleme. Pra që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar dhe unë jam i bindur se ky ka qenë një shërbim ndaj vendit, ndaj demokracisë dhe është për t’u vlerësuar”.

“Megjithatë procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre është stërzgjatur pa nevojë, që në masë të caktuar e ka zbehur edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve, mendoj se kjo është për t’u shqetësuar dhe gjithsesi për t’u adresuar edhe assesi për t’u përsëritur për të ardhmen”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar martirët e masakrës…