Hamza: Programi ynë po mbështetet në numra të jashtëzakonshëm – çdo votë e juaja mundet ma mirë
24 janar 2025
| 18:40
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është i nderuar nga mijëra qytetarë që i janë bashkuar përpjekjeve të kësaj partie për një Kosovë që mundet ma mirë.
Hamza tha se kanë mbetur edhe mbi dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, dhe sipas tij, programi i tyre që garanton mirëqenie për qytetarët po mbështet në numra të jashtëzakonshëm.
“Çdo votë e juaja për Kosovën që mundet ma mirë më jep inspirim për punën që do ta bëj si kryeministër i vendit”, shkroi Hamza.