Hamza: Qeveria cenoi Kushtetutën, pa miratimin e Kuvendit s’mund të zbatohen pakot financiare

14 prill 2020 | 12:56

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, se qeveria nuk mund të zbatojë pakot financiare pa miratim nga Kuvendi i Kosovës.

Hamza ka thënë se pozita duhet të tregohet bashkëpunuese, në të kundërtën, bashkëpunimi do të pamundësohet edhe nga opozita në të ardhmen.

“Asnjë qeveri nuk mundet me zbatuar pako financiare pa ardhur në Kuvend. Qëllimi jonë është që të kalojmë në çështje konkrete dhe t’i procedojmë projektligjet. Nëse nuk dëshirojmë me qenë bashkëpunues, ne mund të gjejmë elemente të ndryshme por realisht janë të pabazuara dhe janë në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Qeveria aktuale merr masa, vendime që cenojnë dhe ligjet edhe Kushtetutën. Kemi thirrur dhe vazhdojmë të thërrasim për konsensus të brendshëm. Por, në të ardhmen, nëse kërkohet prej neve, ne nuk kemi mundësi me ia dhanë përkrahjen iniciativave të caktuara”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se është e udhës që të hidhet në votim mocioni procedural për dy projektligjet e propozuara.

“Kërkoj që të hidhet në votim mocioni procedural për dy projektligjet.  Pra dallimi është që me ligje bëhen punët konkrete. Tema e propozuar me rezolutë është një dokument që mund të diskutojmë, por nuk prodhon efekt legal”, ka thënë Hamza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Weeknd me albumin ‘After hours’ ka shënuar javën e…