Hamza: Rregullorja e UNMIK-ut për mëditjet duhet të ndryshojë

04 qershor 2018 | 22:24

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për çështjen e pagave dhe mëditjeve në institucionet që mbikëqyr kjo ministri.
Në lidhje me çështjen e rregullores së UNMIK-ut për mëditje, Hamza ka deklaruar se ajo duhet të ndryshojë.

“Shumica nuk shkojnë jashtë Kosovës, kanë nisur që tryezat e punët tjera t’i bëjnë në Kosovë. Rregullorja e UNMIK-ut duhet të ndryshojë. Nuk duhet të jetë mëditja e njëjtë si në rajon si në SHBA. Ata që udhëtojnë në Tokio duhet të kenë mëditje më të mëdha. Rregullorja duhet të ndryshojë, duhet vendosur praktika tjera. Mëditjet s’duhet të jenë siç i ka, për shembull Banka Botërore, apo ndonjë institucion tjetër, por të jenë në linjë me to. Nuk është korrekte që mëditjet të jenë më të larta në vendet e rajonit, e më të ulëta në Bruksel e vende tjera të shtrenjta”,  ka deklaruar ai në “Puls” të “KTV”-së.

Duke folur për ligjin për mësimdhënësit e 90-tave, Hamza ka sthuar se ka presione të ndryshme sociale.

“Ne s’po themi që qytetarët s’kanë nevojë t’u përmirësohen pagat e pensioneve, e as që t’mos u njihen kontributet. Arsimtarëve u është njohur stazhi i viteve të ’90-ta. Janë e vetmja kategori nga të gjitha kategoritë që kanë përfituar nga kjo. Çkado që ne mundohemi të bëjmë sot për arsimtarët e atëhershëm, është e pamjaftueshme. Por është e rrezikshme pasi edhe kategori tjera mund të vijnë me kërkesa të njëjta. Kapacitetet buxhetore nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha këto raste. Mund të themi se të gjithë njerëzit që kanë jetuar në Kosovë në vitet e ’90-ta kanë kontribut dhe a të sjellim tash një vendim që t’u japim një pension të gjithë atyre? Kjo s’duhet të ndodhë sepse nuk e durojnë kapacitetet ekonomike e financiare një gjë të tillë. Prandaj, duhet të jemi racionalë prej veprimeve që e ngarkojnë buxhetin e Kosovës. Duhet t’i trajtojmë kategoritë me kujdes, në pajtim me kushtet financiare”, deklaroi ministri Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka publikuar…