Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

13 janar 2025 | 11:02

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza ka thënë se rritja e pagave është drejtësi pasi sipas tij mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

“Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është molitim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat…