Hamza: Rritja e pagave për sektorin publik për 50% do të realizohet në vitin e parë të qeverisjes

12 dhjetor 2024 | 20:02

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani,” deklaroi se prioriteti i tij qeverisës do të jetë zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

Hamza theksoi se mbështetja e sektorit privat është kyçe për sigurimin e mirëqenies, duke shtuar se kjo do të ndikojë edhe në rritjen e pagave të punëtorëve.

Përveç kësaj, ai premtoi se edhe sektori publik do të mbështetet fuqishëm dhe se rritja e pagave për këtë sektor do të jetë prioritet. Ai u shpreh se rritja e pagave prej 50% në sektorin publik do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes, në rast se ai zgjidhet kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka…