Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta

21 dhjetor 2024 | 16:17

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta

Hamza tutje ka thënë se do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat.

“Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë për ata që dhanë gjithçka për ne. Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka lidhur reaktorin e ri bërthamor Flamanville 3 me…