Hamza: S’do të përfshihemi në asnjë koalicion me Vetëvendosjen

10 shkurt 2025 | 16:36

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka se shumica e qytetarëve shqiptarë kanë votuar se për opozitën dhe rrjedhimisht nuk e duan Albin Kurti kryeministër.

“Si rezultat i votës suaj sot është një ditë ma ndryshe se dje. Vullneti juaj u shpreh qartë në zgjedhjet e djeshme. LV-ja ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë ia kanë kthyer shpinën. Ata erdhën kryesisht tek ne dhe të LDK-ja. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si referendum për veten dhe qeverinë e tij. Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Shumica e qytetarëve shqiptarë që votuan nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Hamza në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester Cityt, dha mendimin e tij…